Qeveria e Kroacisë ka dënuar ashpër aktin e Vosilav Sheshel, duke e quajtur një veprim të papranueshëm dhe të pa civilizuar. Sheshel ka përdhosur flamurin kroat dhe ka sharë delegacionin kroat që ndodhej për vizitë në Beograd. Pas këtij incidenti, delegacioni kroat ka ndërprerë vizitën zyrtare. Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe njeriu i dytë i Kroacisë, Gordan Jandrokoviq. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka biseduar me Jandrokoviq dhe dënuan ashpër aktin e Sheshel, i cili ka fyer simbolet e shtetit kroat, shkruajnë mediat e Kroacisë. Është vendosur që delegacioni kroat të kthehet në Kroaci, ka bërë të ditur qeveria kroate.