Këto foto mahnitëse vijnë nga qyteti i largët norvegjez i Longyearbyen dhe padyshim e bëjnë atë të duket si një përrallë. Por prapa figurave gjendet një ligj disi i çuditshëm që duhet të ndjekin 2 mijë banorët e qytetit, pasi aty është e paligjshme të vdesësh.

Vdekja është e ndaluar në ishull që nga viti 1950, kur u zbulua se trupat në varrezat lokale nuk u dekompozuan për shkak të temperaturave të ftohta. Klima e ishullit është aq arktike saqë në vitin 2000, shkencëtarët u mahnitën nga zbulimi, teksa testuan kufomat e varrosura aty, të cilët i përkisnin virusit të influencës së vitit 1917 – dhe për habinë e tyre, morën mostrat e gjalla të virusit.

Banorët kishin jetuar në mesin e virusit vdekjeprurës për dekada, pa e kuptuar atë. Asnjë banor nuk varroset për shkak të frikës se sëmundja do të përhapet në të gjithë ishullin, që do të thotë se edhe ata që kanë jetuar gjithë jetën në ishull, nuk mund të varrosen atje. Në një perspektivë të zymtë, ata që janë të sëmurë terminalisht janë dërguar nga ishulli duke fluturuar qindra kilometra drejt kryeqytetit Oslo, ku do të kalojnë pjesën e mbetur të ditëve të tyre deri në vdekje.

Nuk ka shtëpi të njerëzve të moshuar në ishull, ose ndonjë institucion i krijuar për t’u kujdesur për të dobëtit dhe të moshuarit, kështu që ata duhet të lëvizin përpara vdekjes së tyre.