Në orën 08:23 rituali fillon. Një tym i verdhë ngrihet në errësirë, i shoqëruar nga një kakofoni borish, daullesh dhe zilesh. Balona të verdha lëshohen në qiell.

Dikush ngjitet në majë të një kontejneri, i mbuluar nga petku i mjegullës, teksa mbante një flakadan, shkruan sot “Koha Ditore”. Ishte 23 dhjetori 2016, një nga ditët e fundit të një viti të trazuar e që e bënte real besimin se apokalipsi vërtet kishte arritur.

Për pothuajse 100 vjet, një grup i shtëpive të vogla, me tulla të kuqe, të rrethuara nga një faltore dhe oborr, ishin strehimi i një sekti fetar, anëtarët e të cilit besonin se mund të shëronin të gjitha sëmundjet, të jetonin përjetësisht dhe të shmangnin apokalipsin e pashmangshëm.

Anëtari i fundit i shoqërisë Panacea vdiq më 2012; godina tani është shndërruar në një muze përkujtimi për lëvizjen dhe është i hapur për vizitorët tri ditë në javë gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës.

Bari tanimë i tharë dhe tymi që dilte prej aty për anëtarët e shoqërisë Panacea besohej të ishte lokacioni i Kopshtit të Parajsës, vendi ku mëkati hyri për të parën herë në botë.

(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)