Përkundër zërave që vijnë nga palët kundërshtare lidhur me uljen e pagave të mësuesve, kryeministri Rama nuk ka qëndruar në heshtje, por ka reaguar përmes shifrave.

Ai shkruan në Facebook se një mësuese e shkollës fillore merrte 463 mijë lekë në muaj deri në 2013. Sot merr 510 mijë, +10%, ose 47 mijë lekë më shumë.