“Ju ftoj të jepni dorëheqjen brenda 24 orësh”.

Me këto fjalë iu drejtua Kryeministri Edi Rama krerëve të Hipotekave, gjatë takimit të pasdites së sotme me drejtuesit e Zyrave Vendore të Hipotekave.

Kërkesën e tij, Rama e bëri pas listoi “punën e dobët” të zyrave të ZRPP-ve.

“Duke parë raportin e kërkesave me përgjigje. Ju kërkoj dorëheqjen të gjithëve të ikni me dinjitet të kesh 238 kërkesa pa përgjigje nga 246 që ka zyra. Pra të jesh përgjigjur vetëm 3 kërkesave nuk e di ctë them. Jepni dorëheqjen me dinjitet nuk më intereson nga vini. Kjo histori mbaron këtu, ju në rrugën tuaj, ne në rrugën tonë”, shtoi Rama.

Në të gjithë Shqipërinë janë 35 drejtorë të Hipotekave.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri Rama, tha se ka një projekt që institucionet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pronën, ALUZINI, Hipoteka dhe Agjencia e Trajtimit të Pronës do të vendosen në një godinë të vetme. Nisma, sqaroi kryeministri, vjen për ti lehtësuar punën qytetarëve.