Sergio Ramos është i gatshëm për finalen e Botërorit të klubeve që Real Madrid e zhvillon të shtunën ndaj brazilianëve të Gremios.
Mbretërit kërkojnë të mbrojnë titullin e Kupës së Botës për Klube të fituar një vit më parë.Ata që shtunën përballen me Gremion, e në këtë sfidë do të ndihmohen edhe nga kapiteni i tyre, Sergio Ramos.

“Po ndihem më mirë pas problemit që kisha në shpinë. Sot kam stërvitur pa problem”, ka thënë Ramos.