“Më 8 maj ishte shumë qetë lagja. Jam kthyer nga puna diku rreth orës 10 e gjysmë- 11 dhe menjëherë jam shtirë, kam qenë i lodhur. Në mëngjes më zgjuan krismat, dola në dritare, pashë shumë policë. Kishte shumë të shtëna. Nuk e dinim çka po ndodh. Dola jashtë i tregova policisë se me familjen jemi brenda”, kështu e përshkruan ngjarjen Armend Sejdiu banor i Lagjes së Trimave- Kumanovë.

Ai duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit ka përshkruar edhe fqinjët e tij; Fadil Fejzullahu, Irfan Lutfiu dhe Besnik Ajdini.

“Fadil Fejzullahu është burrë i mirë, punëtor dhe i përkushtuar. Merret me blegtori. Irfan Lutfiu me fqinjët është i mirë, cdoherë i qeshur. Edhe Besnik Ajdini gjithashtu e kam fqi”, përfundoi Armend Sejdiu.

“Unë kam qenë në fshatin Orkoc, ora 5:15 vajza duke qarë më ka treguar se diçka nuk është në rregull në Kumanovë. Ora 10 e gjysmë kam ardhur në qytet, por lagjja ishte e rrethuar. Unë 3 ditë para ngjarjes kam shkuar në fshatë dhe s’kam vërejtur diçka të pazakont në lagje”, ka dëshmuar Sabit Sejdiu banor i lagjes së trimave- Kumanovë.

Duke u përgjigjur pyetjes së avokatit mbrojtës Asmir Alispahiq, Sabit Sejdiu ka potencuar se banorët e lagjes Irfan Lutfiun e njohin si djalë i urtë dhe i mirë.

Nga ana tjetër, të dëmtuarit në rastin “lagjja e trimave- Kumanovë”, familjarë të policëve të vrarë, kanë dëshmuar se i bashkëngjiten përndjekjes penale dhe se do të kërkojnë dëmshpërblim.

Në seancë nga të dëmtuarit që do t’i bashkëngjiten përndjekjes penale ishin: Aneta Stojmenoviq, Maja Samoilovska, Verica Kuzmanovska, Vaso Serafimovski, Biljana Ilievska Valentina Stojanova- Ivanoviq, Snezhana Rangjelloviq dhe Nijazi Osmani.

Edhe kësaj here familjarët e të akuzuarve nuk e ndjekën seancën plenare. Ata vazhdojnë ta shprehin revoltën për shkak kufizimi të numrit të familjarëve për ta ndjekur të njëjtën. Gjykatësja Verka Petrovska që nga seanca e fundit ka njoftuar se 15 familjarë mund të hyjnë dhe të ndjekin seancën dhe se kushtet hapësinore nuk lejojnë të ketë më shumë.