Heroi i Selës, Abdulfetah Alimi sot dëshmon në seancën gjyqësorë ku akuzohen 10 të dyshuar për tentim vrasjen e deputetit Zijadin Sela, në ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar që ndodhën në Kuvend.

“Në sallën ku mbahej pres konferenca, pash protestuesit të tërbuar, te cilët qëllonin me mjete të forta ndaj deputetëve të strukuar. Dëgjova nga ta se po kërkojmë gjak shqiptari, ku permendeshin emri i Selës, Talat Xhaferit dhe Zoran Zaevit, duke i thënë se jë i shitur. Ne u munduam të mbrojmë deputetët, por gjithcka doli jasht kontrollit,” tha Alimi ndër tjerash në dëshminë e tij.

Alimi, ish-pjestëtar i sigurimit të Kuvendit, po mbahet në paraburgim si i dyshuar për bindje të urdhërit ndaj personit të paautorizuar, ku më 27 prill u hapën dyert nga brenda që hyri turma e protestuesve në Kuvend.

Në seancën e sotshme dëshmon edhe deputeti Muhamed Zekiri, i cili ishte i pranishëm në sallën e konferencave për media, kur protestuesit hynë dhunshëm dhe sulmuan deputetët, pas zgjedhjes së kryetarit te Kuvendit, Talat Xhaferit.