Të burgosurit e Rastit të Sopotit, nuk kanë me as jetë e as shpresë të enden labirinteve te Gjyqeve për ta kërkuar dëmshpërblimin, atyre duhet Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria tua kompensojë dëmin sa më parë.

Kjo Ministri e Drejtësisë që është pjesë e Qeverisë së LSDM dhe BDI-së, nuk e njeh as ligjin, as Kushtetutën madje as Konventat ndërkombëtare të institucioneve të Drejtësisë që sigurojnë të drejtën e dëmshpërblimit atëherë kur Gjykata vendos për pafajësinë e tyre.

Qeveria LSDM dhe BDI sado që të bëjë fushatë për BE dhe NATO, në mendësinë e saj e ka mentalitetin nënçmues dhe montues për të sabotuar dhe dënuar qytetar të pafajshëm vetëm në këtë formë për ti mbuluar krimet dhe korrupsionin e tyre që në vazhdimësi e kanë karakterizuar qeverisjen, ku BDI ka qenë pjese e saj për më shumë se 15 vite.

Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e RM, urgjentisht tua kompensoj dëmshpërblimin ish të burgosurve te pafajshëm te rastit te Sopotit.