Milani e ka bërë të qartë qëllimin e klubit për ta kthyer qëndrueshmërinë e plotë financiare dhe sportive, pasi sot Gjykata e Arbirtazhit Sportiv mori vendin për ta rikthyer në Evropa Ligë pas përjashtimit nga UEFA.

Kuq e zinjtë ishin përjashtuar nga Evropa Ligë për shkak se i kishin shkelur rregullat e Financiar Fair Play, si dhe për dyshimet mbi pronarin Yonghong Li, transmeton Gazeta Express.

Biznesmenit kinez i është marrë Milani nga pronësia nga kompania amerikane Elliot Management, nga e cila ai mori para hua për ta blerë klubin vitin e kaluar.

“Milani ka për qëllim që, me pronarin e ri Elliott, t’i rikthehet qëndrueshmërisë financiare dhe sportive dhe është i përkushtuar t’i respektojë rregullat e legjislacionit të Financial Fair Play”, thuhet në komunikatën e klubit nga Milano.

Besohet se Elliott Management e ka bindur Gjykatën e Arbitrazhit se klubi nuk do të shitet në tri vitet e ardhshme, duke larguar druajtjet për situatën e pronësisë së klubit.