| REAGIM

Lëvizja për Reforma – PDSH është parti serioze, mirë e organizuar dhe faktor kyç në mbarvajtjen e proceseve demokratike me karakter jetik për vendin në përgjithësi dhe për Shqiptarët në veçanti. LRPDSH-ja ka organet e saja partiake të cilat marin vendime konkrete, të plotëfuqishme duke qenë në koherencë të plotë me qëndrimet e deritanishme politike. 

Vlerësoj se tentativat e ulëta nga disa eksponentë politik, për të minimizuar rolin aktiv të LRPDSH-së dhe Aleancës për Shqiptarët në zgjidhjen e çështjes Shqiptare, janë të ulëta dhe tendencioze që i shërbejnë pushtetit të deri djeshëm dhe asesi nuk i shërben formimit të një klime të re politike në vend. Deklarata të tilla të papërgjegjshme relativizojnë interesat e popullit shqiptar duke futur pasiguri dhe pesimizëm tek qytetarët në përgjithësi.

Lëvizja për Reforma – PDSH mbetet thellësisht e përkushtuar në zgjidhjen e çështjes Shqiptare në Maqedoni. Kjo parti është garanca e vetme në vend, që ka marë mbi supe fatin e popullit të vetë dhe nga kjo nuk do të lëviz derisa çështjet të marin zgjidhje përfundimtare. LRPDSH-ja është e interesuar për vazhdimin e bisedimeve për formimin e qeverisë reformuese bazuar në kushtet e platformës politike dhe deklaratës së përbashkët të nënshkruar nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe jo duke u bazuar në bisedime rreth ndarjes së digastereve dhe posteve ministrore. Parimet tona negociuese janë pikat kyçe që dalin nga platforma politike e Aleancës për Shqiptarët, afatizimet për realizimin e kushteve, fillimi i proceve reformuese, nxjerja e vendit nga kriza politiko-ekonomike, drejtësi jo selektive, ndëshkim për keqmenaxhim të institucioneve të shtetit etj. Kalkulimet për ndarje resoresh dhe postesh drejtuese, për ne, janë të parëndësishme dhe nuk janë pjesë e agjendës sonë. 

Bëj thirrje publike te të gjitha partitë politike shqiptare në vend, të lënë mënjanë grindjet, ndasitë e pakuptimta dhe të pa bazuara politikisht, të heqin dorë nga inatet personale dhe të bashkohen rreth këtij qëndrimi dhe kësaj agjende të Aleancës për Shqiptarët, që ofron zgjidhje konkrete për çështjen e shqiptarëve në vend.Momenti historik është tani dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht në interes të popullit dhe jo në interes tonin personal, në mos për tjetër gjë, për hir të gjeneratave të ardhëshme.

Bujar Bajrami

(25.05.2017)