Drejtori i Agjencisë së Turizmit të Maqedonisë, Aleksandar Donev ka reaguar pas vendimit qeveritar të 30 janar për shkarkimin e tij nga kjo detyrë. Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se shkarkimi i tij është i padrejtë, ndërsa ka akuzuar se nga emërimi i tij dhe derisa në kohën që ka kryer detyrën për pak muaj, nuk ka pasur asnjë mundësi për të realizuar procesin e reformave dhe ndryshimeve.

“Vlerësojë se tani nuk është koha dhe vendi për të folur se çfarë ndodhi këto muaj, proceset I fillova, por nuk pata kohë që ti realizojë, duke pasur parasysh luftën që zhvillova për të sjellë në vend këtë agjenci, sidomos kur merret parasysh përbërjen e saj dhe kontekstin politik.Do të doja të apelojë që të mos I besoni çdo lloj budallallëku që lexoni në dis media.”, shkruan Donev.

Ai thotë se nuk respekton vendimin e Qeverisë për shkarkim dhe nuk dakordohet me të. Qeveria në arsyetimin e saj tha se ka shkarkuar Donevin për punë të pëpërgjegjshme dhe pakujdesi. Ai ishte kritikuar se për një fluturim deri në Argjentinë ka paguar biletë aeroplani me vlerë prej mbi 3800 euro. Donev ishte pjesë e protestave të “Revolucionit të Larmë” dhe activist I shoqërisë civile. (INA)