Dua Lipa është vënë gjithmonë kohët e fundit në vëmendje për jetën e saj private.

Fillimisht, u nda nga ish-i dashuri i saj, Isaac Carew, më pas u tha se ishte në një marrëdhënie me Calvin Harris. Nuk kaloi shumë dhe Dua u komentua se ishte sërisht me Isaac Carew.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kohët e fundit Lipa u fotografua përkrah dj të njohur, Martin Garrix. Domethënë një katrahurë e vërtetë.

Ama, teksa të gjithë u morëm me jetën private të Dua-s, kjo e fundit sapo bëri realitet një prej ëndrrave të saj më të mëdha: Glastonbury.

Glastonbury është një prej festivaleve më të mëdha, jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në botë, ku miliona fansa mblidhen dhe festojnë. Me pak fjalë, një Coachella alla-britanik.

Këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagram disa foto dhe video nga performance e mbrëmshme, ku duket mjaft e lumtur.

“Glastonbury – dita më e bukur e jetës sime! Ok, përpos lindjes së Gjinit dhe Rinës”– shkruan Dua ku e ka fjalen per motren dhe vellaine saj. “Ju ishit fantastikë. Një ëndërr fantastike e bërë realitet. Çfarë ditë e paparë! Faleminderit të gjithëve ju që erdhët”.

Kujtojmë se e vetmja shqiptare që është ngjitur në skenën e Glastonbury-t është Rita Ora në 2014-ën.