Real Madrid nuk zhgënjeu parashikimet duke u shpallur kampion i botës për herë të shtatë. Një tjetër sukses i madrilenëve që mundën me rezultatin 4 – 1 Al Ain në finalen e luajtur të shtunën në Abu Dabi. Rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë, por portieri Essa shmangu gola të tjerë.

Zotërim i Real që festoi avantazhin pas 14 minutave lojë me Modric. Pjesa e dytë ishte më emocionuese ku u shënuan golat e tjerë.

Për skuadrën arabe golin e vetëm e realizoi Shiotani. Medaljen e bronzit në botërorin e klubeve e mori River Plate që mundi Kashima me rezultatin 4 – 0.