​Real Madrid ka hyrë në garë për mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit, Kieran Trippier

Paraqitjet e mira me Anglinë në Kupën e Botës kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për mbrojtësin e djathtë, Kieran Trippier.

Një nga to është edhe Real Madrid, e cila tashmë ka bërë gati 56 milionë euro për përfaqësuesin anglez, shkruan The Sun.

Tottenham do të tentojë që t’i refuzojë Realit, pasi nuk dëshiron largimin e tij gjatë kësaj vere.

Trippier verën e kaluar kishte nënshkruar kontratë të re me skuadrën angleze deri në vitin 2022.