Reali niset për në Munich, këta janë lojtarët e ftuar nga Zidane (Foto)

Skuadra e Real Madridit është nisur për në Munich, ku nesër do të përballet me Bayernin në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Lojtarët e Real Madridi do të stërvitin në “Allianz Arena” nga ora 19:00, shkruan e përditshmja madrilene, AS, përcjell Express

Këta janë lojtarët që kanë udhëtuar me Los Blancos drejtë Gjermanisë:

Keylor Navas, Casilla, Yanez; Carvajal, Ramos, Marcelo, Nacho, Coentrao, Danilo; Kroos, James Rodriguez, Casemiro, Kovacic, Modric, Marco Asensio, Isco, Lucas Vázquez; Cristiano Ronaldo, Benzema, Bale, Morata dhe Mariano.