Real Madridi i është kthyer fitores në La Liga pas humbjes ndaj Espanyolit, këtë herë fituan kundër Getafes me rezultat 3-1.

Los Blancos kontrolluan lojë dhe për ta ishin një fitore e merituar.

Golin e parë në takim e shënoi Gareth Bale në minutën e 24 pas asistimit nga Isco. Ndërsa në minutën e 45-të një gol të bukur e shënoi Cristiano Ronaldo dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

E dyta filloi Lic Remy me kartonin e dytë të verdhë dhe francezi lëshoi fushën në minutën e 47-të.

Në minutën e 64 Nacho ndërhyri në zonë ndaj Mario Melerno Lopezit dhe nga pika e bardhë nuk gaboi Francisco Portillo.

Golin e qetësisë e shënoi Ronaldo në minutën e 78-të pas një goditje të bukur me kokë.

Lajme Kosovë Sport Futboll Magazina Cult Ekonomi Femra Stili Shëndetësi Kuzhina Auto Teknologji Fun Kërko Punë Arkiva Marketing

SPORT / LA LIGA

Reali nuk gabon ndaj Getafes, fitore që i jep zemër Los Blancos para ndeshjes kthyese ndaj PSG-së

 20 minuta më parë

0 Shkepje

    

Real Madridi i është kthyer fitores në La Liga pas humbjes ndaj Espanyolit, këtë herë fituan kundër Getafes me rezultat 3-1.

Los Blancos kontrolluan lojë dhe për ta ishin një fitore e merituar.

Golin e parë në takim e shënoi Gareth Bale në minutën e 24 pas asistimit nga Isco. Ndërsa në minutën e 45-të një gol të bukur e shënoi Cristiano Ronaldo dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Gareth Bale duke festuar golin ndaj Getafes së bashku me bashkëlojtarët (Foto: Getty Images)

E dyta filloi Lic Remy me kartonin e dytë të verdhë dhe francezi lëshoi fushën në minutën e 47-të.

Në minutën e 64 Nacho ndërhyri në zonë ndaj Mario Melerno Lopezit dhe nga pika e bardhë nuk gaboi Francisco Portillo.

Golin e qetësisë e shënoi Ronaldo në minutën e 78-të pas një goditje të bukur me kokë.

I qetë drejt golave, ky është Ronaldo që të gjithë dëshirojnë ta shohin në fushë (Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në vendin e tretë me 54 pikë, shtatë pikë më pak se Atletico në pozitën e dytë dhe katër më shumë se Valencia që renditet e katërta.

Getafe renditet në vendin e dhjetë me 36 pikë, ndërsa në xhiron e 28 luajnë kundër Levantes, ndërsa Los Blancos udhëtojnë te Eibari.

Për skuadrën e Zinedine Zidanes pikë nga ky nuk kanë aq shumë rëndësi, sa fakti që fitorja është një motiv shtesë para ndeshjes kthyese ndaj PSG-së në Paris.

Ndeshja e kthimit luhet me 6 mars, por vlen të theksohet se e para ka përfunduar 3-1 në të mirë të Realit.

https://youtu.be/nwKlhHkbIVk