Mund të jeni duke menduar: Çfarë do bëj për darkë sonte?! Të gjithë e kanë provuar këtë, kështu që po sjellim recetën më të thjeshtë të supës për ju.

Ky vakt i thjeshtë ju shpëton jetën kur nuk keni kohë, ose përtoni të gatuani sepse supa është gati në pesë minuta dhe është shumë më e shijshme sesa supat e gatshme. Mos mendoni që do prisni dhe grini perime: thjesht do ngrohni ca qepë të grira në vaj ulliri dhe do i përzieni me pure kungulli, lëng pule, erëza dhe pak krem qumështi sa të fillojë të ziejë. Kaq është! Nëse nuk dëshironi të përdorni krem qumështi, përdorni pak kos në fund kur ta keni hequr nga soba.

Nëse keni dhe një minutë kohë, hidhini sipër majdanoz dhe piper të bluar. Ose shtojini ca fara kungulli të paketuara. Në të vërtetë, mund t’i hidhni çfarë të dëshironi…Pançetë, fije të holla qepe të grira, arra të pjekura…gjithçka në dorë të shijes suaj.

Ja si përgatitet!

Për: 4 persona, 8 pjata

1 qepë e mesme, e grirë

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 kuti pure kungulli

2 kuti lëng pule ose 4 filxhanë

gjysmë filxhani krem qumështi

2 lugë çaji erëzash të përziera

treçerek lugë çaji kripë

1. Ngrohni vajin në një tigan të thellë në nxehtësi mesatare. Shtoni qepën dhe gatuajeni duke e përzier për 3 minuta ose sa të zbutet.

2. Përziejini me purenë e kungullit, lëngun e pulës, kremin, erëzat dhe kripën për t’i gatuar, duke i përzier vazhdimisht, 3 minuta deri sa supa të nisë të ziejë.

3. Ndajeni në pjata dhe hidhini sipër çfarë të dëshironi.