Shumë shpejt në Messenger do të vijnë dhe reklamat. Në fakt Facebook ka bërë të ditur nisjen e një “testi shumë të vogël”  në Australi dhe Tajlandë. Spotet do të shfaqen mes emrave të kontakteve të preferuar dhe të miqve aktivë, në hapësirën ku zakonisht janë ditëlindjet. Qëllimi, shpjegon Facebook, është të lidhësh kompanitë me personat, një gjë e mundur dhe në bisedat që lindin nga News Feed apo mesazhet e sponsorizuara. Çdo muaj kompanitë dhe përdoruesit shkëmbejnë 1 miliard mesazhe përmes Messenger.  Megjithatë rrjeti social siguron se asnjë reklamë nuk do të shfaqet në brendësi të bisedës me miqtë. Por kjo nuk është e vetmja e re nga Facebook. Sipas Recode, në Irlandë po eksperimentohet një funksion i marrë nga Snapchat, dhe tashmë dhe në Instagram, Stories, pra rrëfimi i ditës me foto dhe video që zhduken brenda 24 orësh.