Shkruan Remzi Mehmedi

Do ta bënim:

” Do të kritikonim edhe më ashpër për gjendjen e mjerueshme të mirëqenjes se shoqërisë po qe se do të kishim dilema se këtë gjë nuk e konstaton shumica çdo ditë kur detyrimisht fut doren në xhep për të kryer obligimet e përditshme.

Do të kritikonim për mungesat e të drejtave tona po qe se secili në këtë vend nuk do të ballafaqohej çdo ditë me një padrejtësi institucionale.

Do të kritikonim edhe shumë më ashpër se të drejtat tona kombëtare na e cungojnë të tjerët po qe se të tjerët pa dallim emrit të partisë që përfaqësojnë na e kan thënë me dhjetëra herë që duhet shqiptarët të mjaftohen me kaq, a thoni vallë ju se ata jan autorët e të vërtetës apsolute dhe pronarët e të drejtave tona.
Do të kritikonim edhe më ashpër për zbrazjet e qyteteve tona nga të rinjët po qe se secilit nga ne nuk do t’i mungonte së paku një familjar, një shok banke, një shok pune, një shok ideali…

Do të kritikonim edhe më ashpër për…gjithëçka po sikur shumëçka të gjithë ne mos e dinim e mos e shihnim çdo dite rreth e rrotull nesh por vetëm diagnostifikimi i halleve nuk mjafton sepse shumica prej tyre jan poshtë vijës së kuqe dhe për të filluar fillimisht t’i ndalim në këtë pikë e që më pas të fillojmë t’i përmirësojmë duhet ALTERNATIVË për ZGJIDHJE në të cilën është e fokusuar ALEANCA PËR SHQIPTARËT.

Natyrisht që kjo si fillim duket jo e zakonshme por edhe utopike sepse modelet e veprimit politik të deritanishme kan qenë të atilla që beteja politike është perceptuar si arenë gladiatorësh ku në fund të betejës vetëm ai që fiton ka të drejtë të jetojë dhe jo si betejë alternativash dhe konceptesh “