Zv.Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Remzi Mehmedi, njëherit edhe nenkryetarë i Aleancës për Shqiptarët, ka reaguar ashpër ndaj retorikës së përdorur ditëve të fundit nga eksponent të lartë të BDI-së, në lidhje me deklaratat e këtyre të fundit për nevojën e mbetjes ose jo të Aleancës në Qeveri.
Ai në postimin e tij rikujton BDI-në, se Aleanca nuk është në Qeveri për llogari të askujt, pos të votuesve të saj, për të realizuar premtimet e dhëna dhe se qëndrimi në qeveri aspak nuk varet nga ata që deklarojnë se nuk paskan disponim të votojnë Aleancën për Shqiptarët.

Ja edhe reagimi i plotë zv.ministrit Remzi Mehmedi:

Aleanca për Shqiptarët dhe lideri i saj Ziadin Sela nuk janë numrat me të cilat i jepet hapsira të kalkulojnë politikanë me të kaluar të dyshimt politike dhe të dyshuar për keqpërdorime shumta, por Aleanca është ajo që me kontributin e saj maksimal fundosi regjimin e kaluar dhe u prishi rehatinë e ndërtuar nën ombrellën e regjimit që ngritën së që sot marrin të drejtën të trumpetojnë në emër të reformës. Aleanca për Shqiptarët dhe lideri i saj Ziadin Sela ishin faktori vendimtar për t’i dhënë mundësi një qeverisje ndryshe dhe të krijojë mundësi që përsëri bota perëndimore të këthej vëmendjen kah Maqedonia dhe politikat prioritare te vendit të jenë integrimi në NATO dhe BE dhe jo kah Rusia. Ne jemi të vetëdishem që kjo i pengon ata që kan gojën plot reformë ndërsa mëndjen deformê dhe nuk e duan Aleancën brënda qeverisë. I rikujtojmë që ASH nuk është aty për llogaritë e askujt, pos të votuesve të saj për të realizuar premtimet e dhëna dhe se qëndrimi në qeveri aspak nuk varet nga ata që deklarojnë se nuk paskan disponim të votojnë Aleancën për Shqiptarët./fol.mk/