“Ballkanasit janë të ngjashëm, por mungon dialogu”

Dallimet thotë janë të bukura, por gjuha e diskutimit është e tmerrshme në rajon. Thotë se nëse Serbia do të futet në Bashkimin Evropian, gjithmonë do të ketë tema për kritikë. I sheh pa urrejtje të gjithë popujt e rajonit dhe u thotë mos heshtni.

“Pas politikës jetojmë të gjithë ne të tjerët që mundohemi. Duhet kuptuar se askush nga ne nuk jemi tradhtar nëse jemi pro paqes. Kemi dy opsione ose t’ia nxjerrim sytë njëri-tjetrit ose të mësojmë të jetojmë. Për mua nuk ka pasur kurrë dilema”.

Marchello është edhe shkrimtar dhe ka studiuar për letërsi. Muzikën e përdor për edukim dhe lista e çmimeve për aktivizëm është mjaft e gjatë. Njerëzit për njerëzit janë zë kur është vetëm heshtja.