I nderuar profesor, po e shkruaj këtë shkrim jo për tu replikuar juve as për të mbrojtur komunën por thjeshtë për ti dhënë disa argumente dhe për ti thënë disa të vërteta të cilat mendoj se nuk i keni pasqyruar në mënyrën e duhur. Ju thoni se “Është evidente se disa kryetarë shqiptar kanë rezultate të dobëta si në shfrytëzimin e buxhetit të planifikuar ashtu edhe në realizimin e investimeve kapitale në krahasim me kryetarët tjerë të komunave në Maqedoni” konstatim me të cilin nuk pajtohem për arsye shumë parimore nuk mund të jetë kriter matës shkalla e relizimit të buxhetit për ta përcaktuar efikasitetin dhe efektivitetin menaxherial, pasi shume lehtë çdo kryetar komune do ishte edhe efikas edhe efektiv do i mjaftonte vetëm të ulte planifikimet në procesin e përpilimit të buxhetit vjetor. Kriter më gjithpërfshirës do ishte matja e nevojave për shpenzime publike në raport me mundësin e financimeve të tyre, kur dihet që komunat janë njësi të vetadministrimit lokal dhe kanë burime shumë të kufizuara financimi dhe e kanë të pamundur mbulimin e shpenzimeve publike. Në kuadër të kësaj analize që nënkupton krahasimin e menaxhimit të komunave do ishte në interes të hulumtohet se pse te ardhurat nga niveli qëndror në emër të rishpërndarjes së TVSH-së janë më të ulta për komunën e Tetovës si të ardhura për kokë banori nga të gjitha komunat tjera në maqedoni? Pse ndodh ky diskriminim financiar nga niveli qëndror? 
  Sa i përket asaj që thoni “mosrealizimi i buxhetit komunal do të thotë mosparashikim adekuat i nevojave të banorëve të asaj si dhe kthim i atyre parave në Buxhetin Shtetëror” komunat janë njësi të vetadministrimit lokal dhe dhe mosrealizimi i shpenzimeve të caktuara në parim nuk është për shkak të mosmenaxhimit adekuat por si munges e mjeteve financiare që nënkupton se nuk ka mjete të mjaftueshme dhe buxheti komunal nuk kthen mjete në buxhetin shtetëror pasi janë njësi të vetadministrimit lokal (duke anashkaluar bllokdotacionet të cilat edhe si të tilla çdoher janë nën nivelin e nevojave).

  Kurse sa i përket shembullit që morët me investimin e një proekti kanalizimi komuna në këtë rast bën vetëm planifikimin e kostos kurse vleren e investimit e përcakton tregu nëpërmjet e-aukcioni, kurse pjesa e ngelur e mjeteve shfrytëzohet për investime tjera nuk i kthehet shtetit pasi nuk e ka obligim. 

  Sa i përket matjes së investimeve kapitale nuk mendoj se është në atë nivel jo që dua ti kundërshtoj pjesën numerike që keni analizuar po në aspektin parimor dhe funksional, po ti referohemi edhe legjislacionit për financimin e komunave  mënyrës së menaxhimit financiar, ( ku shumica e komunave funksionojn me llogari të bllokuara) , arkëtimit të tatimeve taksave pagesës së obligimeve nëpërëjet e-thesarit,  të gjithë këto influencojnë në përpilimin e programeve investive që është e pamundur të realizohet, pra problem qëndron te planifikimi e jo te realizimi. Po të bëhet një planifiki më i ulët edhe realizimi do ishte shume më i madhe por kjo nuk ka efek te ngitja e mirëqenjes së qytetarëve, sa i përket investimeve kapitale në komunen e Tetovës mendoj se janë realizuar mëshumë se sa ka qenë mundësia reale e financimit, kjo dëshmohet me obligimin që ka komuna ndaj furnitorve. 

  Ajo që mendoj se është e rëndësishme të analizohet dhe hulumtohet është se sa realish komunat i kryejnë obligimet në mënyrë transparente, sa ajo kontribonë në përmirsimin e kushteve dhe jetën e qytetarëve për një jetë më kualitative, por nuk duhet të harrojmë se komunat për ti realizuar këto nevoitet një bashkpunim korekt dhe transparent në mes qytetarëve dhe komunës, ku edhe qytetarët nevoitet që ty kryejn obligimet qe kanë ndaj institucioneve nëpërmjet pagesës së tatimeve dhe taksave lokale. Vetëm nëpërmjet të bashkpunimit të sinqert dhe korekt të qytetarëve me institucionet nëpërmjet parimit të llogaridhënjes, transparences dhe kryerjes së obligimeve të çdonjërës palë në mënyrë korekte do mund të kemi një jete dhe mirëqenje më të mire për qytetarët.    

Shkruan:Benizar Ganiu-Magjistër i financave