Abdulla Mehmeti

Nga dita e sotme, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ish Republika Jugosllave e Maqedinisë (në përdorim ndërkombëtar dhe OKB), Republika e Maqedonisë (në përdorim të brendshëm sipas Kushtetutës), do të jetë Republika e Maqedonisë Veriore, në përdorim të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Me këtë rast, edhe një herë ua sqarojmë qytetarëve dhe sidomos disa gazetarëve, të cilët gabimisht e përkthejnë dhe përdorin këtë emër si Republika e Maqedonisë së Veriut, se në gjuhën shqipe nuk thuhet Evropa e Perëndimit, as Ballkani i Perëndimit, por Evropa Perëndimore dhe Ballkani Perëndimor, prandaj edhe emri i ri këtij shteti duhet të përdoret saktë, si: Republika e Maqedinisë Veriore.

Në aspektin kuptimor dhe logjik, vënia e theksit në fjalën „e Veriut“, në vend të fjalës „Maqedoni“, jep kuptim ndryshe, sikur në „Veri“ ka edhe pjesë të tjera, shtete të tjera, përveç Maqedonisë, sikur ajo është njëra nga pjesët e Veriut!

(11 janar 2019)