Reshjet e dendura të borës kanë sjellë edhe probleme në zonën juglindore të Shqipërisë.

Kështu aksi Prrenjas – Qafë – Thanë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Probleme ka pasur edhe në aksin Qafë – Plloçë – Pogradec.

Mësohet se edhe në zonën e Korçës janë të kalueshme me zinxhir rrugët që lidhin qytetin me zonat e Voskopojës, Dardhës dhe Vithkuqin.

Bëhet me dije se borëpastrueset po punojnë për të mbajtur të hapur akset nacionale.