Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta fillojë debatin rreth propozimit të ribalancit shtesë të Buxhetit për vitin 2018, që Qeveria e miratoi më datën 5-së të këtij muaji duke i përfshirë edhe tetë amendamentet në Komisionin amë për financim dhe buxhet të Kuvendit .

Ribalanci i Buxhetit u pranua nga Qeveria më 13 tetor, ndërsa Komisioni amë për financim dhe buxhet e filloi debatin më 29 nëntor.

Sipas propozimit të Qeverisë, me ribalancin e Buxhetit ka ulje të të ardhurave dhe të dalave për 0,5 për qind. Ruhet deficiti buxhetor në 2,7 për qind, ndërsa rishikohet projeksioni për rritjen ekonomike në 2,8 për qind.

Qëllimi i Propozim-ribalancit të Buxhetit për sivjet është që të bëhen korrigjime në anën e të dalave me qëllim të sigurimit të mbështetjes financiare për komunat dhe përforcimin e fondeve për sigurim shëndetësor (FSHM), për Sigurimin Pensional dhe Invalidor (SPIM) dhe të Agjencisë për Punësim (AP).

Rishikimi i projeksioneve të planifikuara të të ardhurave çara së gjithash është rezultat i uljes së të ardhurave të cilët shfrytëzuesit e buxhetit i realizojnë në llogari personale dhe rritje të butë të kontributeve sociale, fillimisht lidhur me buxhetin prej 812 milionë denarë për shkak të realizimit në nëntë muajt e parë të vitit.

Ana e të dalave të Buxhetit është korrigjura për 1,2 miliardë denarë, gjegjësisht për 0,5 për qind.

Deri më datën 15 të këtij muaji deri në Kuvend dihet të dërgohet edhe buxheti për vitin 2019. Ligjërisht është përcaktuar se Qeveria duhet ta miratojë dhe ta dërgojë deri te Kuvendi deri më 15 nëntor, ndërsa buxheti në Kuvend të votohet deri më 31 dhjetor të këtij viti.