( Me shkas )

Askund në amandamentin V nuk shkruan ,,përdorim zyrtar,, por thuhet ,,GJUHË ZYRTARE,,.

Decid thuhet në alinenë dy ; ,,Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen,,.

Interpretimi nonshallant bëhet duke u bazuar në fjalinë -,,siç është përcaktuar me këtë nen,, – që në fakt më tutje në këtë nen përshkruhet operacinalizimi që në fakt është materje që rregullohet me ligj.

E kemi theksuar me vite me rradhë ky amandament interpretohet ngushtësisht . Dhe në bazë të intepretimit me frymë nacionaliste miratohet ligj për gjuhët me frymë RIGIDE.

Amandamenti nuk flet për gjuhë në përdorim zyrtarë por për gjuhë poashtu ZYRTARE. E që fatkeqësisht cilësohet gjuhë të cilën e flasin së paku 20 % E QYTETARËVE !

Çfar duhet së pari të konstatoj Gjykata kushtetuese ? kush e firmosi apo se firmosi dekretin për shpalljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve , apo faktin se ligji trajton PËRDORIMIN ZYRTARË në kundrshtim me frymën e amnadamentit V ,e jo TRAJTIM TË BARABARTË ZYRTARË të gjuhës që e flasin së paku 20 % e qytetarëve, e që në rastin konkret konsiston për GJUHËN SHQIPE !

(Cit…)

( A M E N D A M E N T I V )

  1. Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.

Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen.

Dokumentet personale të qytetarëve, të cilët flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, lëshohen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj, si dhe në atë gjuhë dhe alfabetin e saj në përputhje me ligjin.

Cilido qytetar i cili jeton në njësitë e vetadministrimit lokal, në të cilën së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, në komunikim me njësitë rajonale të ministrive, mund ta përdorë cilëndo nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj. Njësitë rajonale kompetente për ato njësi të vetadministrimit lokal, përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari. Çdo qytetar në komunikim me ministritë, mund ta përdorë njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari.

Në organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, gjuha zyrtare e ndryshme nga gjuha maqedonase, mund të përdoret në përputhje me ligjin.

Në njësitë e vetadministrimit lokal gjuha dhe alfabeti që e përdorin së paku 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik. Për përdorimin e gjuhëve dhe alfabeteve, në të cilat flasin së paku 20% e qytetarëve në njësitë e vetadministrimit lokal, vendosin organet e njësive të vetadministrimit lokal.

  1. Me këtë amendament zëvendësohet neni 7 i Kushtetutës së Republikës të Maqedonisë.

( q.aliu )