Kriptomonedha Ripple (XRP) ka rënë më shumë se 4% sot, pasi Coinbase i mohoi spekulimet se e ka në plan ta mbështesë kriptomonedhën.
“Nuk kemi marrë asnjë vendim për të shtuar asete shtesë qoftë në GDAX ose Coinbase”, tha kompania në një postim në Twitter sot pasdite.

XRP, kriptomonedha e tretë më e madhe për nga kapitali i tregut, u rrit për 6% të hënën në mëngjes pas spekulimeve online se Coinbase po planifikon ta mbështesë XRP,

Ripple ka rënë për 53% këtë vit.