Rita Ora ka sjellë projektin e ri muzikor ‘Anywhere’ ku shfaqet tepër seksi në rrugët e Amerikës. Pas tre muajsh me suksesin e ‘Your Song’, ajo ka ardhur e vetme një këngë ritmike dedikuar dashurisë.

Flitet për një vajzë që kërkon të shkojë në cdo vend të botës, mjafton të ketë pranë personin e zemrës. Ka disa kohë që Rita bën projekte muzikore të tilla, por nuk dihet nëse në jetën e saj ka hyrë një person i veçantë.

Në klipin e këngës është shfaqur provokuese, duke shijuar dhe kërcyer në cdo moment. Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës për këngëtaren me famë ndërkombëtare pasi numëron 22 mijë klikime për vetëm një orë.