Rita Ora tërhoqi të gjithë vëmendjen në Coachella Valley Music në Kaliforni të premten në mbrëmje me një përformance të shkëlqyer. Ndër të tjera këngëtarja 27-vjeçare tregoi më së miri edhe format perfekte të trupit të saj.

Rita duke magjepsëse në këtë mbrëmje, me një nur të bukur, por edhe me një shfaqje po aq të bukur sa ajo e muajit shkurt në Brit Awards, së bashku me Liam Payne. Performanca e muajit shkurt rriti shumë edhe thashethemet se kishte turbulluar lidhjen që Liam Payne ka me Cheryl Cole.

Por duket se këngëtarja me origjinë nga Kosova ka qenë shumë e qetë këtë herë, pasi kish njoftuar më parë fansat e saj në këtë koncert shoqërohej nga i dashuri i saj Andrew Wyatt, lidhjen me të cilin e zyrtarizoi në dhjetor, pas zërave se ata shoqroheshin së bashku prej më shumë se një viti.