Në botën e futbollit janë duke u rritur disa talentë dhe shumë tjerë e kanë potencialin për t’u bërë super yje, dhe prapëseprapë Cristiano Ronaldo nuk mendon se dikush tjetër do të jetë si ai.
Ai mendon se arritjet dhe stili i tij janë unike, transmeton Express.

“Në fillim ëndërroja të isha lojtari më i mirë në botë”, ka shpjeguar Ronaldo në një video reklamuese për Nike.

“Shokët më shikonin dhe thoshin ‘Çfarë po flet ti’?”, ka theksuar portugezi.

Ai ka shtuar: “Nuk shoh shumë njerëz me talentin, përkushtimin dhe punën time. Askush nuk do të krahasohet me mua, askush nuk do të jetë Cristiano Ronaldo. Ju do të jeni ju dhe unë do të jem unë”.