Crisitano Ronaldo është intervistuar nga gazeta franceze L’Equipe.

Gazeta L’Equipe ka publikuar një pjesë të intervistës me Ronaldon, e cila kompletuar do të publikohet nesër (e premte).

Ylli i Real Madrid ka zbuluar shumë gjëra rreth tij, përfshirë ambiciet e po ashtu edhe për trajnerin Zinedine Zidane.

“Nuk i frikësohem PSG-së. Ne jemi kampion të Evropës, në dy vite radhazi. Ne duhet ta respektojmë këtë. Mendoj se ne kemi treguar se jemi gati kur është dashur”, ka deklaruar Ronaldo, kur është pyetur nëse i frikësohem fuqisë së PSG-së me transferimet e reja.

Duke folur për ambiciet e tij, Ronaldo ka thënë: Derisa luaj, do të provoj të fitojë gjithçka. Tani ëndrra ime është që ta fitoj të pesti Top të Artë. Dhe në vitin tjetër, do të kërkoj një tjetër”.

Katër herë fituesi i Topit të Artë, tutje ka krahasuar veten me trajnerin Zinedine Zidane, trajnerin e Real Madridit.

“Zidane është si unë, ai nuk nervozohet”, ka shtuar Ronaldo.