Real Madridi fitoi ndaj Sporting Gijonit me rezultat 2-1 falë dy golave të shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Me këtë dy golësh CR7 ka vazhduar rekordin e tij, ku në gjashtë vitet e fundit shënon mbi 50 gola në vit për Realin dhe Përfaqësuesen e Portugalisë.

Në këtë sezon Ronaldo në La Liga ka shënuar dhjetë gola. Ai është pretendenti kryesor për të marrë Topin e Artë dhe këtë vit.

Nëse e fiton, do të lërë prapa shumë legjenda të futbollit që e kanë fituar vetëm 3 herë si Platini, Van Basten, megjithatë do të jetë sërish prapa argjentinasit te Barcelones Leo Messi.