Disa javë më parë sherri mes këngëtareve Enca Haxhia dhe Rosela Gjylbegu ishte një nga të ndjekurit në media.
Shprehja e Roselës në emisionin “Shiko Kush Luan”, se nuk do bashkëpunonte kurrë me Encën, nuk u prit mirë nga kjo e fundit, e cila e ofendoi në rrjete sociale.

Por e ftuar në emisionin “Siluetë” të Gerta Gixharit, Gjylbegu është sërish rreth kësaj ngjarje, duke sqaruar se pse zgjodhi emrin e Encës.

“Ta përmendim, nuk ka asgjë të keqe. Nuk kam asgjë me të… nuk e di pse e keni marrë me kaq shqetësim. Pse e përmenda? Thjesht ndodhi. M’u desh të thoja një emër dhe e thashë. Asgjë!”,-përfundoi këngëtarja Rosela Gjylbegu.