Mjeku i cili personalisht ka kuruar deputetët e sulmuar, veçanërisht liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Selën, Ylber Sefedini, në facebook profilin e tij ka treguar ngjarjet e përjetuara nga vet ai në hapësirat ku ushtrohej dhuna në Kuvendin e Maqedonisë. Ai mes tjerash tregon se edhe ai vet është sulmuar nga demonstrantët e VMRO-DPMNE-së , me arsyen se nuk guxonte t’iu ofronte ndihmë deputetëve të lënduar.

Shkrimin e plotë të mjekut ua paraqesim në mënyrë integrale:

“Pasi qe kaloi tmerri i dites se djeshme data qe do e mbaj mend per nje kohe te gjate 27 prill 2017 vendosa te tregoj per tmerrin qe perjetova duke qene prezent si mjek i ndihmes shpejt ne godinen ku jepen ligjet.Si fillim isha i entuziasmuar dhe i lumtur qe u zgjedh kryetari shqipetar ne kuvendin e R.M per heren e pare,mirepo kjo lumturi me zgjati deri sa hyra ne kuvend ku pash nje tmerr te vertet ,fillimisht huliganet thyeshin gjithcka para vete,sulmonin deputetet ,sulmuan policet,me pas filluan te me sulmonin verbalisht edhe mua si mjek i ndihmes se shpejt edhe pse isha me mantill te bardh ku disa huligana me zvariten me ofenduan dhe me thonin qe do vdes edhe une nese i afroj ndihmen mjeksore,me pas me sulmuan edhe fizikisht mirepo fal zotit kalova leht sepse reaguan edhe policia ,por nuk me lan te hij mbrenda ne sallen e deputeteve qe te ja jap ndihmen mjeksore te lenduarve,me pas me largoi policia ne nje vend te sigurt.Pas pak kohe i larguan deputetet nga salla dhe i derguan ne zyre te ndryshme,ku fillimisht takova ne zyre z.Talat Xhaferin ,z.Zoran zaev qe ishin teper te shqetesuar per kolegen e tyre.z.Zejadin Selen qe nuk kishin informata ku gjindej,me pas me ane te telefonatave qe pranova me treguan vendin ku gjindet z.Sela dhe me vrap shkova ta takoj,e pash ne nje gjendje qe kishte lendime mirepo ishte larg rezikut per jete,pasi ja dham ndihmen mjeksore kerkova qe sa ma shpejt ta dergojm ne qendren klinike qe te behen incisimet mirepo disa ore nuk kishim mundesi te dalim nga kuvendi pershkak huliganeve,me pas u lajmruan nga ambasada amerikane ku than qe te mbahemi edhe pak se per kohe te shkurt do te na nxjerin dhe do te na dergojn ne klinik,disa ore me vone erdh chasti ku disi u organizua njesia speciale dhe e derguam Z.selen ne qender klinike ,do te ceki se tere kohen z.sela ka qen ne vetedije dhe shum i sjellshem dhe i falemenderuar per ndihmen qe ja afrova.Do te doja qe publikisht ti falemenderohem sekretarit shtetror Nasuf Ipçja ,drejtori z. Besim Koka dr Arben Taravari dr Ilir Hasani dhe personin nga ambasada amerikane qe panderpre u munduan te ndihmonin me maksimum ne menyre institucionale dhe poashtu falemenderoj familjen dhe shoqerin time qe me kanë perkrah panderpre.I falemenderohem Allahut qe kaloj ki tmerr i vertet”, shkroi Sefedini në Fb.