Një aeroplan i pasagjerëve me 66 vetë në bord është rrëzuar në Iranin qendror gjatë një fluturimi nga Teherani në për në qytetin Yasuj, njoftojnë mediar iraniane, transmeton Telegrafi.

Aeroplani u rrëzua të dielën në një zonë malore afër qytetit të Semirom, tha agjencia e lajmeve ISNA duke cituar zëdhënësin e shërbimeve emergjente, Mojtaba Khaledi.

Hëna e Kuqe e Iranit njoftoi se ishte vendosur në atë zonë, e cila kishte mjaft e mjegullt në kohën e rrëzimit.

Avioni ATR 72 u zhduk nga radarët 20 minuta pasi u ngrit në fluturim.

Dëshmitarët thanë se dukej sikur avioni po mundohej të kryente një ulje emergjente përpara se të rrëzohej.