Në mega-anketën e realizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) është përfshirë edhe pyetja “Cili shtet mendoni se i ndihmon më së shumti Maqedonisë?”.

Te përgjigjet e qytetarëve të Maqedonisë rreth kësaj pyetje vërehet ndryshim i madh i disponimit kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deri sa besimi te SHBA-të është rritur nga 17 në 22 për qind dhe Amerika tani është vendi të cilit i besojnë numër më i madh i qytetarëve të Maqedonisë, besimi te Rusia është përgjysmuar, duke rënë nga 11 në 6 për qind, shkruan Gazeta Lajm. Në vendin e dytë është Bashkimi Evropian me 18 për qind, sa i besojnë edhe Turqisë vend tek i cili poashtu është rritur besimi i qytetarëve të Maqedonisë, nga 15 në 18 për qind.

Besimi te Gjermania mbetet konstant në 6 për qind, kurse te Kina ka rënë nga 3 në 1 për qind.