Pra me 81 vota ,,PËR,, kuvendi i Maqedonisë përmbushi obligimet e mara sipas Marrëveshjes së Prespës. Amandamentet e notuara në këtë dokument sonte u aprovuan së bashku me Ligjin kushtetues për zbatimin e amandamenteve dhe Vendimin për shpalljen e tyre në ,,(,,Gazetën zyrtare të RM,,).

Procedura në fjalë ishte detyrim i Palës së dytë (RMV) siç thuhet në marrëveshjen e lartpërmendur.

Tani, menjëherë obligimet e zotuara në marrëveshje mbeten detyrë e palës së parë në rastin konkret kuvendit të shtetit fqinjë Greqisë. Sipas një agjende të planifikuar, parlamenti grek Raitifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe miratimin e protokollit për anëtarësimin e RMV në NATO do të duhet ta bëjë kah mesi i muajt shkurt. E më pastaj aprovimin e vendimit për anëtarësimin e vendit në NATO deri në fund të vitit do të duhet ta bëjnë të gjithë parlamentet e shteteve anëtare të paktit. Ndërkaq konform kësaj agjende, nëse zhvillimet mbarvajnë si duhet vendi në qershor duhet të hap negociata me BE, mbase ky do të jetë proces i gjatë disavjeçarë dhe mjaft i mundimshëm dhe që kërkon aktivizim të të gjitha kapaciteteve të resurseve administrative shtetërore.

Sipas marrëveshjes dhe Ligjit kushtetues për zbatimin e amandamenteve, NDRYSHIMET KUSHTETUESE do të hynë në fuqi pasi që pala greke të përmbush obligimet për këtë proces. Zbarkimi dy ditorë i kancelares Merkel në Athinë të jepë të kuptohet se dështimi i ratifikimit të dokumenteve të këtij procesi në parlamentin grek nuk do të jetë i mundshëm. Nëse EVENTUALISHT ka dështim atëherë, poashtu sipas normës të Ligjit kushtetues, GJITHÇKA KTHEHET NË GJENDJEN E MËPARSHME, procedura e zhvilluar me fuqinë ligjore shpallet e PAVLEFSHME .

Me procedimin dhe aprovimin e dokumenteve në parlamentin grek, në të cilën tani për tani egziston shumicë e garantuar, ky vend do të quhet REPUBLIKA E MAQEDONISË VERIORE. Pas kësa palët e njoftojnë Sekretarin e OKB nën ombrellën dhe ndërmjetësimin e së cilës u zhvillua procesi mbi dy dekada dhe më pastaj fillon IMPLEMENTIMI teknik dhe poliik i marrëveshjes në fakt i ndryshimeve kushtetuese.

Për çështjet që kërkojnë kohë për implementim marrëveshja parasheh disa vite , ndërkaq për çështjet politike marrëveshja parasheh startim të implementimit menjëherë pas hyrjes në fuqi.

Duhet theksuar edhe momentin politik që përmban marrëveshja në dispozitat përfundimtare se ky dokument është i PAREVOKUESHËM.

(q.aliu)