Të paktën 41 persona kanë vdekur në qytetin siberian Irkutsk, pasi që kanë pirë shampon banjoje, deklarojnë autoritetet ruse, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ky shampon, është konsumuar nën perceptimin se ishte alkool.

Rreth 16 persona janë në një gjendje jo stabile dhe ende në rrezik për jetë. Deri më tash janë arrestuar dy persona dhe policia ka filluar t’i largojë këto shishe nga dyqanet.

Hetuesit kanë thënë se shenja e cila thoshte se ky lëng nuk duhet konsumuar, është injoruar.

Produkti i quajtur Boyaryshnik, përmban metanol, një përbërës ky që gjendet edhe në produktet anti-friz.