Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov dhe sekretari i amerikan i shtetit, Rex Tillerson kanë folur në telefon për situatën në Siri, pas sulmeve ajrore nga SHBA.

Lavrov ka thënë se këto sulme krijojnë vetëm kërcënime për sigurinë rajonale dhe globale, shkruan Reuters.

Ministria e jashtme e Rusisë, ka bërë të ditur se deklaratat e Amerikës për përdorimin e armëve kimike nuk përkojnë me realitetin, transmeton lajmi.net

Ata u pajtuan që të vazhdojnë diskutimet me Sirinë që të gjendet një zgjidhje.