Shkruan: Bexhet Musliu

Në muajin shtator, në një letër dërguar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev se marrëveshja e Prespës ofron mundësi historike për Maqedoninë dhe për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, z.Zaev siç duket këto porosi jo vetëm nga kancelarja Merkel, por edhe nga shumë të tjerë prej faktorit ndërkombetar, nuk i mori si poroi tej serioze se ai duhej të gjej zgjidhjet me opozitën, sepse ishte shumë e qartë se pa kyçjen e opozitës, referendumi vështir se do kalonte.

Ja cila ishte porosia e kancelarjes Merkel: “Më 30 shtator një shumicë e madhe e qytetarëve, mbi 90 për qind e atyre që morën pjesë në referendum votuan “pro” marrëveshjes me Greqinë. Marrëveshja ofron mundësi historike dhe përforcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kjo gjithashtu e largon pengesën kryesore për afrimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s. Tani është e rëndësishme që të ndërmerren hapa shumë të rëndësishëm për implementimin e marrëveshjes për emrin me miratimin e amendamenteve të domosdoshme kushtetuese. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ju që ta realizojmë këtë qëllim”, citon Merkel në letrën dërguar Zaevit, të publikuar në ueb faqen e Qeverisë gjermane.

Nga ana tjetër, edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Jens Stoletenberg gjatë vizitës së tij në Maqedoni në muajin shtator, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev tha se: I inkurajoj votuesit që të shfaqen në numër të madh, kjo është mundësi e cila jepet njëherë në jetë – të bëheni anëtare e bashkësisë ndërkombëtare me të gjitha përfitimet të cilat ajo i bart me vete”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Jens Stoletenberg.

Ai më tej shtoi se dera e NATO-s është e hapur, anëtarësimi është në arritje dhe është një mundësi që të përforcohet paqja dhe stabiliteti, si në vend ashtu edhe në rajon dhe siç tha “të merret vend dhe votë e barabartë në tryezën e NATO-s që të inkuadrohet drejt aleancës më të suksesshme në histori. Në Samitin e NATO-s në korrik, Aleanca ju ftoi të filloi bisedime, për inkuadrim pas zgjidhjes së çështjes për emrin me Greqinë. Kompromisi nuk është i lehtë asnjëherë, por të dyja palët kanë bërë kompromis për një të ardhme më të ndritshme. NATO-ja i ruan të sigurt një miliardë njerëz në botë dhe se siguria sjell edhe prosperitet ekonomik.”, pati theksuar Stoltenberg.

Pavarësisht mbështetjes masive nga politikanë të nivelit të lartë si kancelarja Merkel, presidenti i Këshillit të BE-së Kurz, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria e tij nuk ia arritën ta mobilizojnë sa duhet popullin dhe ta bindin atë për avantazhet e marrëveshjes.

A duheshte z.Zaev shumë më mirë t’i kuptoj porosit e faktorit ndërkombëtare se ai duhej gjej zgjidhje, marrëveshje me opoziten që referendumit të kalonte, dhe jo të dështon dhe atë të mos harrojmë, se një numër shumë i ulet nga pala maqedonase dolën për të votuar.

Këtu duhet theksuar, se edhe në Strumicë, qytet i cili njihet me 80% të votuesve pro-LSDM, numri ishte i ulët në dalje për të votuar pro referendumit.

Pas dështimit të referendumit, nga shumë analitë por edhe politikan i dërguan mesazhe, porosi z.Zaev, se me ardhjen e tij në pushtet z.Zaev harrojë se kush e solli atë në stolin e “Pallatës së Bardhë” në Ilindenska dhe bënte një politik me standarte të dyfishta.

Bojkoti masiv i referendumit tregon përçarjen politike të shoqërisë maqedonase dhe një pasiguri të madhe lidhur me çështjen e identitetit kombëtar.

Ajo që dëri më tani mbetet e paqartë, përsë z.Zaev sot e kësaj dite nuk shpalos në opinion kërkesat e opozitës maqedonase “VMRO-DPMNE”?

Kryeministri i Maqedonisë tani të gjitha shpresat i var tek e vetmja kartë që i mbetet, raundi vendimtar, kur parlamenti i Maqedonisë të votojë për marrëveshjen me Greqinë, për të cilën janë të nevojshme dy të tretat e votave të deputetëtve.

Madje ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që ta mbështesin. Në rast të kundërt në dhjetor do të shpallen zgjedhjet e reja.

SA JANË TË REZIKSHME ZGJEDHJET PËR LSDM-në dhe rikthimin e VMRO-së në pushtet !?

Votimi i Referendumit në kuvend me 2/3 e votave apo 80 deputet edhe pse duket si një ngjarje e jashtëzakonshme dhe mision i pamundur, megjithatë dështimi i këtij misioni mund të sjellë një tjetër krizë të thellë politike në Maqedoni ku më pas edhe mund të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare por që paraqet një tjetër problematikë në skenën politike të Maqedonisë.

Rezikun e LSDM-së në shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare duke e ditur që në ato të fundit parlamentare nuk arriti të mund VMRO-në e në anën tjetër një tjetër rezik paraqet në skenën politike, atë të rikthimit të VMRO-së në skenë dhe rikthimin e gjithë procesit nga fillimi pasiqë është kjo e fundit ajo që dëshiron të mbrohet dhe ka ‚luftuar‘ gjatë gjithë kohës që procesi i Referendumi të dështojë.

Me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare