Super Kupa e Evropës në futboll ku mejdanin do të ndajnë skuadrat gjigante si Manchester United dhe Real Madrid do të zhvillohet me datë 08 gusht në Shkup, në stadiumin e kryeqendrës sonë “Telekom Arena”.

Është ky një rast i mirë që edhe publiku vendas më në fund të sheh yjet më të mëdhenj të futbollit nga afër.

Të gjithë të interesuarit i njoftojmë se në periudhën nga data 13 qershor deri më 4 korrik do të mund të aplikojnë në internet përmes faqes online të UEFA-s e cila ditëve në vazhdim pritet të bëjë publike informacionet shtesë lidhur me procedurën e shitjes së tyre, shkruan infokusi.

Jo zyrtarisht mësojmë se çmimi i biletave pritet të ndryshojnë nga 15 deri në 40 euro, megjithatë një gjë e tillë pritet të konfirmohet edhe nga ana e vetë drejtuesve të UEFA-s.