A je ai lloj i prindërve që gjithmonë përqafojni fëmijët tuaj? Nëse përgjigja është po, atëherë mos e ndaloni atë që po bëni.

Sipas studimit të ri, përkujdesja fizike gjatë periudhës së zhvillimit të foshnjës është edhe më e rëndësishme sesa mendonim.

Sa më shumë që përqafoni një fëmijë, aq më shumë truri i tyre rritet, sipas një sondazhi të fundit nga Spitali i Fëmijëve Mbarëkombëtar në Ohajo, transmeton lajmi.net.

Ajo që u zbulua gjithashtu, ishte se foshnjat që i ishin nënshtruar më shumë dashamirësisë nga prindërit ose stafi i spitalit, treguan reagim më të fortë të trurit.
Sipas hulumtuesit Dr Nathalie Maitre, ky zbulim i fundit na tregon se diçka e thjeshtë si kontakti i trupit ose lëkundja e fëmijës suaj në krahët tuaj do të bëjë një ndryshim të madh në mënyrën se si zhvillohet truri i tyre.