Liverpooli po fiton 1-0 kundër Brighton. Salah theu rekord historik në Premierligë.
Liverpooli ka kaluar në epërsi kundër Brighton me golin e Mohamed Salah në minutën e 26’.

Ky ishte goli i 32 në Premierligë për egjiptianin, duke thyer rekord historik për sa i përket finalizimeve në një sezon me 38 ndeshje në Premierligë.

Ai la prapa Shearerin, Ronaldon e Suarezin (31).