Ballina Sport SALAH I GATSHËM NDAJ URUGUAJIT

SALAH I GATSHËM NDAJ URUGUAJIT

Hector Kuper dhe i gjithë populli egjiptian mund të marrin frymë lirisht.

Mohamed Salah ylli i përfaqësues afrikane është rikuperuar në kohë nga dëmtimi që pësoi në shpatull në finalen e Champions League mes Liverpoolit dhe Realit të Madridit dhe do të zbresë normalisht në fushë në ndeshjen e parë që faraonët do të zhvillojnë në Botërorin Rusi 2018, ndaj Uruguait, në orën 14:00 të kësaj të premteje.

“ Mund të them që Salah është stërvitur mirë me grupin dhe diçka të tillë do ta bëjë edhe sot, nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme ai do të luajë”, me këto fjalë trajneri argjentinas i Egjiptit konfirmoi rikuperimin e plotë të sulmuesit të Liverpoolit i cili të premten në Arena Ekaterinburg do të sfidojë dyshen Suarez-Cavani. Por edhe pse Salah është rikuperuar ajo që tremb më shumë të gjithë tifozët egjiptianë janë deklaratat e mjekut të përfaqësues egjiptiane i cili ka deklaruar se muaji i Ramazanit do të ndikojë në paraqitjen e futbollistëve në fushë të cilët nuk janë në formën optimale për sfidën ndaj Uruguait.