Kryetari i degës së RDK-së në Vrapçisht, Shenazi Salihi nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social fejsbuk ka goditur ashpër kreun e kësaj partie Vesel Memedi, duke kërkuar që të sqarohet se çfarë po bën me veprimet e fundit.

Ja postimi i plotë:

Sot 2 këshilltarët e RDK-së në Gostivar votuan pro kandidatit të BDI-së për kryetar të këshillit komunal në Gostivar.
Nga ky veprim lindin shum dilema dhe shqetsime për shum aktivisit dhe anëtar të RDK-së se në cilin rrugëtim udhëton RDK.
Unë mar guximin dhe publikisht kërkoj nga kryetari i RDK-së z.Vesel Memedi, të del publikisht dhe të sqaron se në cilin rrugëtim është nisur RDK.
Kamë qenë i vetmi që kam përkrahur z.Vesel Memedi publikisht gjatë përçarjes që u bë në RDK, por nuk e kam përkrahur që sot t’ia vazhdojm jetën BDI-së. Unë publikisht ju kërkoj falje shum shokëve dhe miqëve të asaj kohe që i etiketova duke menduar se kjo rrugë që përkraha unë kishte të drejtë,por ja që paskam gabuar, kjo paska qenë rruga dhe mjeti më i sigurt që paska përdorur BDI për mbijetes.
Me vjen keq për këtë që ndodhi sot në Gostivar,sepse çdo anëtar i RDK-së që nga fillimi ka pasur qëllime dhe ideale tjera.
Nga ky moment deklaroj publikisht dhe personalisht se unë Shenazi Salihi nuk qëndroj pas kësaj RDK-je që punon dhe ndihmon në jetgjatësin e BDI-së,të keqes së përgjithshme të shqiptarëve në Maqedoni.