Shkruan Shenazi Salihi:

Të nderuarit e mijë, më dhimseni dhe prandaj po ju shkruaj.

Ethet elektorale kanë kapluar vendin tonë. Aktorët janë në skenë,e spektatorët e nderuar me dëshir ose pa dëshir,me telefonata e me kërcënime duhet të jenë në tribuna.

Ulurimat e aktorëve amator politik të cilët duke menduar se janë diçka,ata në faktë vetëm tregojn fytyrat e tyre të verteta që në realitet ata nuk janë asgjë,vetëm sa po shiten si të tillë,patriot të mëdhenj.

Ky nivel i të bërit politik po njollos dhe po dëmton imazhin e shqiptarëve skajshmërisht.

Me këto ulurima jemi mësuar tash e disa vjetë ose më mirë thënë një dekad e gjysëm gati,por duhet të pranojmë që “ulurima” e fundit ishte diçka më specifike,sepse paraqiti një mesazh të qartë të atyre që pretendojn pushtetet me radhë edhe përskaj dështimeve që kanë pasur.

Kjo ulurim e çuditshme dha mesazhin se në këto zgjedhje ashtu si edhe në të gjitha ciklet tjera zgjedhore nuk do të kemi platforma të mirëfillta por do të tentohet të përdoren tre shkronjat e arta të shqiptarëve për të marur pushtetin,ashtu siç është bërë deri më tani.

Në mungesë të ideve dhe projekteve konkrete për zgjidhjen e problemeve që tash më sa vite i tangojn shqiptarët,më shpesh do të ndëgjohen fjalët UÇK e KOMANDANT dhe atë pikërisht nga persona dhe individ të cilët as me njërën fjalë e as me tjetrën nuk kanë pasur lidhje anjëher përveç se që i kanë ndëgjuar në lajme nga plazhet bregdetare që janë rezitur në kohën kur janë themeluar dhe shkruar këta shkronja dhe kjo histori.

Uluritësi i këtyre fjalëve duke menduar për veten se së është shum i mençur dhe trim dhe duke menduar se populli do i gëlltit edhe njëher “fodullëket” e tija ashtu siç bëri disa vite me parë u shpejtua dhe duke nxjer disa ulurima të trishtueshme për fat të keq ia humbi edhe vlerën e fundit fjalës UÇK që i kishte mbetur. Kjo është tmeri më i madh

.Si mund të lejohen që persona që skanë pasur lidhje me shkronjat e arta të shqiptarëve, UÇK dhe KOMANDANT të manipulojn dhe ti përmendin ato, e në anën tjetër ata që e themeluan atë UÇK të ndritëshme dhe ata KOMANDANT të vërtet sot i ke ose në varre ose në burrgje, e ky “fodulli” që në atë kohë është rezitur plazheve të ndryshme po gëzon benifitet e asaj lufte ?

Nga e gjithë kjo,më së shumti ndjej dhimbje për ata shok dhe miq që kanë qenë atë ditë prezent dhe kanë qenë të detyruar ti duartrokasin një ulurime të tillë.

Të nderuarit e mijë, pse e bëtë këtë ? Unë e dijë që ju nuk jeni të tillë,unë ju njoh,i njoh vlerat e juaja dhe kam besim tek ju se një ditë do të pendoheni për këtë “krim” që i bëni intelektit tuaj njerzorë dhe profesional.

Si lejuat që një ulutirës i tillë të manipuloj me vlerat e juaja që janë shum më të larta se sa të atij uluritësi të pa mend ?

Si e ndjejtët veten në ato momente, a nuk ju kujtuan aspak sakrificat e juaja dhe të familjeve tuaja që kanë bërë që të ju shkollojnë juve,e ju me gjithë atë bagash të rënduar intelektual dhe pa turp ishit në gjendje ti duartrokitni ulurimave të atij lloji dhe të ndjeheni krenar për atë që gjendeni në atë vend ?

Unë e dijë që ju ndjeheni shum keq sepse ju njoh dhe e dijë se shpirti juja nuk është i tillë, ju keni gabuar, por ju them se ka ende kohë.Ju mundeni tu jepni fund këtyre ulurimave dhe këtyre poshtrimeve që ua bëjnë ata shum leht dhe shum qet, ju duhet guximi,guximi për të mbrojtur veten tuja dhe ata fëmijë që do leni pas. Unë nuk ju them hajdeni me mua, por ju them mos shkoni me ata sepse ju jeni shum më të mirë se ata.

E dijë që ndonjëri shok ose mik do më thotë që është në pyetje vendi i punës,arsyetim më i ndegjuar këto 14 vite.

Po ju them të nderuarit e mijë, se ato vende të punës që ju i keni nuk ua kanë dhënë ata,ju nuk ju keni borxh atyre asgjë,ju keni merituar,jeni shkolluar shum më shum se ata dhe prandaj ata vende të punës ju i meritoni më shum se ata qëmeritojn postet e tyre.

JU NUK VLENI SA NJË RROGË QË JU JAPIN ATA, JU VLENI SHUM MË SHUM SE SA MILIONAT E VJEDHURA PREJ TYRE !