Sallatë jeshile me vezë të ziera dhe ullinj të zi

Sallatë praktike dhe tepër e ushqyeshme është kjo e sotmja. Vezët dhe ullinjtë do ju japin ndjesinë e ngopjes, por në të vërtetë ju keni marrë shumë pak kalori.

Ja si ta përgatisni:

Përbërësit:

4 vezë të ziera50 gramë ullinj të zipak kripë, piper të zi1 lugë gjelle vaj ulliri1 qepë të kuqe1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Në fillim lajmë me ujë të bollshëm sallatën jeshile. E ndajmë në copa të mëdha me dorë dhe e hedhim në një tas të madh. Sipër i shtojmë, kripën, piperin, lëngun e limonit, vajin e ullirit, ullinjtë dhe i përziejmë mirë. Në vend të sallatës jeshile mund të përdorni edhe spinaqin e zierë mirë.

Në fund i shtojmë vezët e ziera të ndara përgjysmë. Sallata juaj është gati!

SHPËRNDAJE