Transparenca e shteteve të vogla është mënyra e vetme për zhvillimin e tyre, për të cilin njëkohësisht nevojiten biznes klimë e volitshme për investime të huaja, stabilitet, konkurrencë lidhur me tatimet, shpenzimet për fuqi punëtore dhe cilësi të arsimit.

Këto janë një pjesë e mesazheve të dërguara në hapjen e Samitit të gjashtë “Maqedonia 2025”, që po mbahet në Shkup, në të cilin marrin pjesë rreth 50 folës nga 25 shtete dhe 400 delegatë.

Majk Zafirovski, bashkëthemelues dhe anëtar i Këshillit të drejtorëve të “Maqedonia 2025”, theksoi në rëndësinë e ndërtimit të klimës pozitive ndaj investuesve, stabilitet dhe besim në sistem, duke e potencuar rolin edhe të diasporës.

“Vendi duhet të mbetet konkurrent lidhur me tatimet, shpenzimet për fuqi punëtore dhe cilësi të arsimit. Gjithsesi se duhet të nxitet edhe zhvillimi i kompanive vendore, qeverisje të së drejtës, infrastruktura e mirë dhe arsimi. Investimet e huaja dhe investuesit nga diaspora sjellin kapital, bartje të teknologjisë dhe praktika më të mira dhe janë kyçe për nxitje të zhvillimit ekonomik”, porositi Zafirovski.

Në pjesën e parë të Samitit, që po mbahet në organizim të “Maqedonia 2025”, për praktikat më të mira për zhvillim të shteteve të vogla folën Suan Xiang Li, kryetar i Këshillit për zhvillim ekonomik të Singaporit dhe Pjer Gurxhian, partner në Fondacionin ruso-armen.

Siç u theksua, Singapori gjatë 50 viteve të fundit e rriti bruto prodhimin vendor për kokë banori më shumë se 50 herë dhe sot tejkalon 52 mijë dollarë, me ç’rast u transformua në fuqi ekonomike botërore.

Sipas Li, faktorë kyç për zhvillimin e vendit janë: fokusi drejt investimeve të huaja, bartja e teknologjisë, investimi në kapitalin njerëzor, infrastrukturë të klasit të parë dhe qeveri e orientuar pro-biznes.

Samiti do të vazhdojë me diskutim për zbatimin e mësimeve shkencore dhe mundësia për zbatim të praktikave më të mira për zhvillim në Maqedoni dhe rajon, në cilën pjesë organizatori paralajmëroi pjesëmarrje të kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov….Duhet të debatohet edhe për mundësinë për zhvillim të Maqedonisë në qendër rajonale për teknologji të mençura, përvojat e deritanishme me investimet e huaja të drejtpërdrejta gjatë bashkëpunimit me furnizuesit lokal, si dhe për rolin e grave si lidere drejt ardhmërisë së qëndrueshme. Do të prezantohen edhe shembuj për lidership të suksesshëm dhe inspirativ, teknologji të kohës së ardhshme, rëndësinë e mediave dhe industrisë telekomunikuese, rolin e mediave sociale dhe platformat. /Fol/