Samsung, detaje për Galaxy S10, hiqet veçoria karakteristike

Drejtuesit kryesorë të kompanisë Samsung janë takuar kohët e fundit në Kinë për të diskutuar telefonin e ri që do të nxjerrin për përvjetorin e 10-të të Galaxy, S10.

Informacionet e dala deri tani tregojnë se Samsung do të përdorë një teknologji të re për njohjen e shenjave të gishtave. Tani do të mjaftojë që të vendoset gishti kudo nëpër ekran, dhe telefoni do ta njohë për ta zhbllokuar.

Po ashtu, sensorët që ndodheshin në pjesën e sipërme, do të mbulohen nga ekrani. E gjithë pjesa ballore do të jetë ekran.

Sensorët dhe altoparlanti prej ku do të dëgjoni telefonatat, do të jenë po aty, të mbuluar me ekran.

Teknologjia e fundit mundëson që sensorët të shohin që përtej ekranit, por përdoruesi nuk i sheh.

SHPËRNDAJE